Ora News - “Misteri” nën varrin e Skënderbeut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Lezhës do të kërkojë që ky objekt misterioz, në thellësinë 2.4 metra poshtë dyshemesë së katedrales së "Shën Nikollit", ku ndodhet edhe vendvarrimi i Heroit Tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeu të hapet për vizitorët.

Struktura dhe teknika e lartë me të cilën është punuar, ka ngritur hipotezën se bëhet fjalë për një sarkofag, por analizat dhe studimet e thelluara kanë munguar.

Paulin Zefi: "Do i hiqet pjesa e sipërme plotësisht, dy pjesë betoni që ndodhen poshtë dhe mbajnë dhomën të fshehtë edhe pjesa soletës që është sipër. Do ti bëhet hidroizolimi sepse dhoma ka një thellësi 2.4 metra."

Specialisti i Trashegimise Kulturore, thotë se hapja e këtij objekti të mbuluar nga tisi i misterit do të sillte rritje të vizitorëve pranë Memorialit të Heroit tonë Kombëtar, tashmë të rikonstruktuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/misteri-nen-varrin-e-skenderbeut