Ora News - Makineritë e IMT-së të Bashkisë prishin ndërtesën ndërsa flet Basha

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij nga Kamza dhe Paskuqani u shfaqën pasdite kundër projektit të Unazës së Madhe, Bashkia e Tiranës ka sjellë pamjet ku dëgjohen në sfond makineritë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë ditës së premte nuk e kanë ndalur punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Madhe, në zonën e Astirit.

Siç shihet edhe nga pamjet, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit po vijon prishjen e një ndërtese që ka shërbyer si gomisteri, ndërsa më herët janë prishur edhe disa objekte të tjera pa leje.

Me prishjet e ditës së premte, numri i ndërtimeve pa leje që janë prishur në Unazë ka arritur në mbi 30.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/makinerite-e-imt-s-te-bashkise-prishin-ndertesen-ndersa-flet-basha

Recommended