Ora News - Pedagogët bashkohen me studentët: Mos u tërhiqni

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogët po i bashkohen protestës së studentëve.

Në Tiranë Profesori Edmond Tupja i bashkohet protestës para ministrisë së Arsimit.

Ai ka mbajtur një fjalë me mikrofon para studentëve.

Protestuesit thërrasin: Duam të drejtat tona!

Qindra studentë kanë rrethuar ministrinë prej orës 10:00 dhe bëjnë thirrje : Bashkohuni me ne!

"Të drejtat tona janë bazike dhe minimale. Ministria e Arsimit nuk ka rrugë të mesme vetëm të plotësojë kërkesat. Nuk ka rrugë tjetër" tha një protestues për mikrofonin e Ora News.

Ndërkohë në Shkodër pedagogu Arben Prendi i Fakultetit të Shkencave Shoqërori i bëri thirrje studentëve të mos tërhiqen.

"Vijoni të protestoni deri në momentin kur ju të keni nënshkruar plotësimin e kërkesave në të kundërt do të bini pre e një mashtrimi. Janë dhe të tjerë pedagogë që ju mbështesin edhe pse sot nuk janë këtu. Vijoni të protestoni!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/profesori-edmond-tupja-i-bashkohet-protestes-se-studenteve