Report Tv-Hiqni tarifat për provimet e mbartura’/ Studentët vezë drejt MAS

  • 6 years ago
TIRANE- Një grup studentësh të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mjekësisë dhe Akademisë së Arteve kanë bojkotuar mësimin duke protestuar para ministrisë së Arsimit dhe Sportit prej orës 10:00 të ditës së sotme deri në 14:00. Protesta nisi nga studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilën marshuan nga fakulteti i tyre drejt ministrisë, ndërsa tubimit iu bashkuan edhe studentët e fakulteteve të tjera. Studentët kundërshtojnë dhe kërkojnë shfuqizimin e vendimit të majit 2018, që sanksionon se nëse janë mbetës duhet të paguajnë nga 670 lekë për cdo kredit për provimet. Studentët gjithashtu kërkojnë që pagesa për tarifën e shkollës të bëhet në janar si cdo vit, jo brenda 15 dhjetorit dhe të jetë me këste, plus kushte më të mira në konvikte.

Fillimisht zv/ ministrja e Arsimit Besa Shahini kërkoi një përfaqësi për të negociuar, por studentët refuzuan duke hedhur vezë, bidona dhe sende të tjera drejt ministrisë. Ndërkohë që ministrja Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat u shpreh se nga viti 2014 deri tani tarifat janë rritur me vetëm 5570 lekë dhe kjo ka prekur vetëm Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave të Natyrës. Ministrja deklaroi se kanë qenë vetë universitetet që kërkuan rritje të tarifave dhe madje më të larta.

Përsa i përket vendimit për tarifat për mbetësit, ministrja Nikolla theksoi se u mor në maj të këtij viti, por prek vetëm ata kanë nisur këtë vit studimet dhe efektet i jep vitin tjetër nëse lënë provime të mbartura. Megjithatë, në fund ministrja ua la topin universiteteve, teksa u shpreh se ?Nëse janë dakord, jam gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare vendimin për këtë pikë?. Por studentët nuk janë pajtuar duke njoftuar për bojkot nesër në të gjitha fakultetet. Ndërkohë që në universitetet private tarifat lëviznin nga 100-500 euro për provimet e mbartura. Protesta e studentëve para ministrisë së Arsimit dhe Sportit bllokoi qarkullimin në Rrugën e Durrësit.

Recommended