BOOM: Kamza "shtet brenda shtetit", autobusët nuk njohin librezën e jetimit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora News solli mbrëmjen e sotme denoncimin e një zotërie, i cili kujdeset për pesë fëmijë jetimë të të vëllait, të cilët nuk kanë as nënën.

Tre prej tyre kanë përfituar statusin e jetimit nga i cili përfitojnë një pagesë mujore dhe udhëtim falas në linjat urbane qytetase dhe ndërqytetase.

Dhe problemi për të cilin ankohet zotëria janë pikërisht autobusët e Kamzës, të cilët nuk njohin librezën. E kundërta ndodh në Durrës dhe Tiranë.

Xhaxhai i fëmijëve tregon se jo në pak raste mbesën jetime ja kanë zbritur nga autobusi pse e ka nxjerrë këtë librezë.

Denoncimi: Kam një problem me fëmijët e vëllait.I ka lënë 5 fëmijë vëllai jetim dhe e ëma ju ka vdekur.Nga ata të 5 -të, 3 morën statusin e jetimit. Këto nga statusi i jetimit përfitonin 30 mijë lekë në muaj dhe abonimin falas në linjat urbane qytetase dhe ndërqytetase.

Neni 10 i ligjit për statusin e jetimit thotë: Udhëtimi me mjetet e transportit shtetëror e privat qytetas si dhe ndërqytetas i jetimëve që s`janë në marrëdhënie punë, bëhet falas. Libreza është e vlefshme deri në 27.05.2021.

Kjo goca për të cilën bëhet fjalë është banore e Kamzës. Këtu në Tiranë ja njohin këtë, s`ka pas problem fare, biles ka shkuar dhe në Durrës ka pas raste, edhe me autobusët urban të Durrësit s`i kanë thenë gjë. Kamza nuk ja pranon.Madje ka pas raste kërcënimi atje brenda në autobus , duke i thënë po të pashë dhe njëherë me këtë, kam për ta grisur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-kamza-shtet-brenda-shtetit-autobuset-nuk-njohin-librezen-e-jetimit

Recommended