Fustane plot stil, sharm dhe elegancë, “Frida, Xhoi&Xhei” prezanton koleksionin e vitit 2019

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të disatin vit rradhazi, Frida Xhoi&Xhei zgjedh muajin dhjetor për të prezantuar koleksionin e ri të fustaneve të nusërisë. Në një event i gjithi me të bardha, plot elegancë e sharm, dhjetëra të ftuar nga bota e artit, modës dhe televizionit përjetuan magjinë e një mbrëmje dimri ku e bardha e dëborës në dekorin e konceptuar nga Rozana Radi dhe realizuar mjeshtërisht nga Endju dekor ia la vendin aq natyrshëm bardhësisë vezulluese të fustaneve të nusërisë.

Frida: Ne vimë gjithmonë në dhjetor dhe dhjetori mbahet si Frida Xhoi&Xhei. Dhjetori është muaji i magjishëm.

Stilistët më të njohur në botë të industrisë së fustaneve të nusërisë ishin me krijimet e tyre në koleksionin e prezantuar mbrëmë. Por, e veçanta e këtij viti ishte fakti që pjesa më e madhe e fustaneve të koleksionit 2019 mbajnë firmën Frida Xhoi&Xhei. Fustanet plot stil dhe pompozitet, ndërthurja e materialeve dhe kombinimi i veçantë i ngjyrave e kanë kthyer tashmë në një markë botërore Frida Xhoi&Xhei dhe kanë bërë që këto krijime të jenë zgjedhja e parë për shumë vajza.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fustane-plot-stil-sharm-dhe-elegance-frida-xhoixhei-prezanton-koleksionin-e-vitit-2019