Report Tv-Vrasja e Marvi Mihalit për një karikues, i ati akuzon Dejvi Bitrajn

  • 6 years ago
Në seancën e rradhës gjyqësore të mbajtur për Marvi Mihalin, të riun 22 vjer që mbeti i vrarë në korrik 2017-ës për një karikues kanë folur sërish prindërit e viktimës. Ndërsa kanë deklaruar se kanë fakte në lidhje personat që kanë marrë pjesënë vrasjen e djalit të tyre ata janë shprehur se bëhet fjalë për Eugent Bitraj dhe Dejvi Bitraj.

Kam fakte që vrasësit e djalit tim janë kontigjent kriminal. Ditën e ngjarjes kam qenë në Sarandë dhe jam njoftuar nga kunati ime. Kam parë me qindra dhe mijëra herë videon e vrasjes së djalit tim. Personi që e qëlloi është Dejvi Bitraj. Ai e ka qëlluar pasi Eugen Bitraj e ka goditur nga pas dhe rrëzuar në tokë. Dënimi duhet ëe jetë maksimal,

Pavllo Mihali, babai i djalit
Ndërkohë, gjatë seancës ka folur edhe nëna e viktimës që u shpreh se ndaj djalit të saj ishte bërë plani për ta vrarë.Gjatë dëshmisë së dhënë në gjyq, nëna e 22 vjeçarit është shprehur se nuk beson se do të marrë ndonjëherë ndonjë dëmshpërblim pasi nuk ka asnjë vlerë që mund ta zëvendësojë djalin e tyre.

Dua të sqaroj se nuk do të ketë kurrë gjyq për demshpërblim. Nuk ka vlerë që me zëvendëson djalin. Në ngjarje Marvi ka hyrë vetëm për të ndarë dy vetë. Eugen Bitraj e tërhoqi nga pas dhe e rrëzoi. Ata ishin përgatitur për të vrarë. Do vrisnin këdo që do u dilte para. Kam besim te drejtësia dhe sa të kem jetë do të luftoj. Askush nuk mund të dalë i palagur nga kjo histori.

Fatmira Mihali, nëna e Marvit
Marvi Mihali mbeti i vrarë në një konflikt që nisi për një karikues, më 31 korrik 2017 dhe procesi i tij u rihap pas ndërhyrjes së Prokurores së përgjithshme, Arta Marku.

Category

📺
TV

Recommended