Shënohet përmirësim i raporteve me investitorët e huaj

  • 6 years ago
Për bashkëpunim më të madh mes kompanive vendase dhe të huaja, nevojitet një aktivitet më i madh marketingu i kompanive në vend. Këshilli i investimeve të huaja beson se këtë vit ka përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet e biznesit mes biznesmenëve nga Maqedonia dhe investitorëve të huaj. Për një shërbim më të mirë dhe më cilësor, kompanive nga vendi u nevojitet standardizim i produkteve që ua ofrojnë investitorëve të huaj. Investitorët e huaj janë duke i inkurajuar firmat e brendshme që të trokasin në dyert e tyre dhe të ofrojnë bashkëpunim.