Report Tv - Tarifa e Universiteteve/Hapen procedurat për studentët që përjashtohen prej saj

  • 6 years ago
Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifat e shkollimit në Universitetet e vendit. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit akademik do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit dhe studentët që kanë zgjedhur të studiojnë mësuesi, duke plotësuar kriterin e notës mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në këtë profesion. Kryeministri Rama e prezantoi këtë nismë një muaj më parë, duke ofruar dhe 1 mijë dollarë bursë për studentët ekselentë që kanë zgjedhur mësuesinë.