Ora News - Kopliku: Nëse nuk ka interes ekonomik, s'ka as riciklim të mbetjeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arben Kopliku, përfaqësues i programit DLDP i ftuar në studion e emisionit "Ekopolitikë" tha se riciklimi i mbetjeve nuk bëhet nëse nuk ka interes ekonomik.

Sipas tij, bashkitë nuk mund ta bëjnë riciklimin pasi nuk kanë mundësi financiare.

Arben Kopliku: Në fund të ditës gjithçka është interes. Nëse nuk do të ketë interes ekonomik nuk do të ketë riciklim. Bashkitë nuk kanë lekë për ta bërë. Bashkitë, ashtu ashtu si gjithë Shqipëria nuk ka mundësi financiare për të bërë riciklimin. Minimumi, të duash të bësh riciklim dmth që duhet të kesh grumbullim në dy rryma, mikse dhe të thata.

Besart Kadia: Po strategjia ka qenë që në 2011, apo jo?

Arben Kopliku: Strategjia e 2011 kishte tre rryma të ciklueshme. Ishin disa darget të asaj strategjie. Përsëri nuk kemi bërë riciklim. Minimumi për të bërë një grumbullim të thjeshtë në bashki kushton 7 euro për ton. Pra të duash të bësh grumbullim të diferencuar kushton mbi 17 euro. Bashkia thotë që nuk kam mundësi financiare ta bëj. Nëse do të duhet të bëj riciklimin unë do të duhet që gjithë këtë fond ta marr nga tarifat e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kopliku-nese-nuk-ka-interes-ekonomik-ska-riciklim-te-mbetjeve