Ora News - Gjoka: Tre faktorët që ndikojnë në menaxhimin e mjedisit

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

3 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu dhe inxhinieri i mjedisit Konalsi Gjoka shpjegoi tre faktoret që ndikojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit. I ftuar në studion e "Ekopolitikë", ai shpjegoi se tre aktorët kryesore, politikat që bën shteti, biznesin dhe shoqërinë bashkëpunojnë deri në arritjen e një ekuilibri.

Konalsi Gjoka: Në radhë të parë janë politikat që bën shteti në lidhje me menaxhimin e qëndrueshme të burimeve. Më pas është biznesi që është i prirur drejt fitimit dhe në fund farë është shoqëria, është gjithë ambienti që ne na rrethon. Të tre këto forca janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin deri në arritjen e një ekulibri që ne e quajmë zhvillimin e qëndrueshëm, i cili presupozon që ne duhet të kërkojmë dhe eksplorojmë burime për të pasur një zhvillim, i cili i lë mundësi brezave që vijnë pas nesh për tu zhvilluar njësoj si ne.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjoka-tre-faktoret-menaxhimin-e-mjedisit