Pas KLP, zhbllokohet edhe KLGJ, Zaganjori mbledh gjyqtarët për zgjedhjen e 6 anëtarëve

  • 6 years ago
Pas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zhbllokohet edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një tjetër organ i rëndësishëm i krijuar nga Reforma në Drejtësi që do të zëvendësojë funksionet e KLD-së. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e gjyqtarëve kandidatë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Thirrja e mbledhjes vjen pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja e thirrur nga Zaganjori8 është njoftuar për në datën 12 dhjetor nga ku do të zgjidhen 6 anëtarë nga radhët e gjyqësorit.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. 6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore. Ndërsa pesë anëtarët e tjerë të KLGJ i përkasin radhëve të avokatisë dy anëtarë, 2 nga trupa e pedagogëve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një nga Shoqëria Civile. Kuvendi ka votuar disa muaj më parë përzgjedhjen e 5 anëtarëve jo gjyqtarë për në KLGJ, të cilëve do t'iu bashkëngjiten 6 anëtarët gjyqtarë, për të bërë funksionale një prej institucioneve kyçe të drejtësisë.

Category

📺
TV

Recommended