Ora News - 29 Nentori, "Lavdi Dëshmorëve të Atdheut", LSI ndahet nga PD

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nga ndarjet më të mëdha ideologjike mes partive politike është edhe një datë, ajo e Çlirimit të Shqipërisë. Pavarësisht debatit se kur ka ikur gjermani i fundit nga Shqpëria, më 28 apo 29 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta së bashku, edhe pse nuk i shtrënguan duart njëri-tjetrit, nderuan të rënët e luftës mëngjesin e së enjtes.

29 nëntori është ndarje edhe për opozitës, pasi edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi së bashku me deputetët e saj nderuan dëshmorët, ndryshe nga Lulzim Basha që e kreu këtë ceremoni në 28 nëntor.

Për Kryemadhin, kjo është një ditë për të kujtuar ata që i dhanë gjithçka atdheut dhe nuk i morën asgjë.

Monika Kryemadhi: "Nderimi ynë ndaj këtyre djemve e vajzave është më e pakta që mund të bëjmë për ta, sepse ata janë ata që i dhanë gjithçka atdheut dhe nuk i morën asgjë"

Pas ceremonive zyrtare, ashtu siç është tashmë traditë, në varrezat e dëshmorëve erdhën nostalgjikët e Enver Hoxhës për të kryer nderimet e tyre

Ndarja me Partinë Demokratike të cilën e quajnë parti neofashiste është normale por këtë herë, komunistët kishin diçka për t?i dhënë edhe qeverisë neoballiste të Ramës, sic e etiketuan ata, fill pas sjelljes së eshtrave të Mid'hat Frashërit, që u pa si një akt tradhëtie.

"Populli shqiptar dhe gjithë botë panë e dëgjuan me zë ë figurë ceremonialin e zi të turpshëm shtetëror të qeverisë rilindase të Edi Ramës për sjelljen e eshtrave, varrosjen me nderime e ngritje të bustit të kryeballistit, kryetradhëtarit Mid'hat Franshëri."

29 Nëntori shënon 74 vjetorin e clirimit të Shqipërisë nga forcat nazifashiste

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar shqiptarët përmes një postimi në twitter.

Veliaj shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut duke bërë që vendi ynë të jetë i vetmi në Europën Lindore që çlirohet me forcat e veta. ?Lavdi Dëshmorëve të Atdheut Mirënjohje veteraneve e familjareve te atyre qe dhanë jetën për liri, ne te vetmin vend të Europës Lindore qe u çlirua me forcat e veta - pa marshimin e trupave sovjetike në tokën tonë?, ka uruar Veliaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-e-rama-homazhe-sot-tek-varrezat-e-deshmoreve