BOOM: Mjeku arrogant që ‘nxin’ bluzën e bardhë , nuk pranon të vizitojë pacientin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka udhëtuar drejt Pogradecit, për shqetësimin e Gentian Çoçkës, i cili denoncon mjekun Hasan Laho për mosveprim.

Sipas denoncuesit, mjeku jo vetem qe refuzon t?i kryeje vizitën por tregohet edhe arrogant ndaj tij.

Gentiani Çoçka tregon se është dhunuar barbarisht nga kryeplaku i fshatit Çëravë . Pasi është dhunuar ai ka shkuar në komisariatin e Pogradecit ku ka bërë denoncim për dhunën e ushtruar dhe oficeri i policisë gjyqësore pasi ka evidentuar me sy të lirë shenja dhune, i ka kërkuar Gentianit të shkojë për të bërë një vizite te mjeku ligjor në Hasan Laho.

Gentian Çoçka: Kryeplaku i fshatit, Gentian Ibi erdhi në lokal, më vuri prangat, më tërhoqi zvarrë nëpër fshat. Më pas më kërcënoi dhe më tha që do të vras nëse e bën të madhe. Unë bëra denoncimin, oficeri i policisë më tha që të shkoj tek mjeku ligjor. Unë nuk di gjë pse e bëri. Unë nuk kam asnjë konflikt. Mjeku ka 4 ditë që nuk më viziton. Nëse do kalojnë ditët, shenjat humbasin dhe nuk do konstatohet dhunë. Mjeku e bën me dashje këtë, sepse e ka bërë edhe me persona të tjerë.

Ndërkohë, mjeku thotë se pacianti nuk ka ardhur për tu vizituar.

Gazetarja- Ka pasur një konflikt,ka bërë një kallzim. Në polici i kanë thënë që ju duhet të shkoni te mjeko- ligjori dhe mjeku ligjor duhet t?i japi përgjigjie këtyre 3 pyetjeve. Është lëshuar në datën 29, ka ardhur në datën 30 nuk e ka gjetur doktorin.Në datën 31 ju i keni thënë shko te shtëpia e doktorit i ka shkuar e ka përzënë.Për 4-5 ditë mbyllen plagët dhe doktori ende nuk i ka bërë vizitën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-mjeku-arrogant-qe-nxin-bluzen-e-bardhe-nuk-pranon-te-vizitoj-pacientin