Veprimtar i çështjes kombëtare, ideator e ndihmës kryesor në Shpalljen e pavarësisë, Syrja Bej Vlora mori në 78 vjetorin e vdekjes nderet që iu mohuan për vite me radhë!
Pinjolli i familjes së njohur të Vlorajve u rivarros dhe nderua me një përmendore në fshatin Llakatund.
Jeta dhe drama e tij për historianin Beqir Meta është dramë e shqiptarëve, ndërsa theksoi se ende ka shumë për të bërë për të treguar të vertetën e veprimtarisë së tij
Beqir Meta: Është pinjolli i parë i nacionalizmit shqiptar në Shqipërinë e Jugut. Syrja Beu është një pionier i kapitalizmit shqiptar, i krijimit të fermave kapitaliste në Shqipëri. Kjo fermë ka qenë modeli i parë ku Shqipëria shihte trajtën e zhvillimit të saj si gjithë shtetet e Evropës.
Pinjolli i familjes, stërnip i Syrja Bej Vlorës, ishte iniciatori i rivarrimit të eshtrave të tij dhe ndërtimit të përmendores. Ervin Vlora, tha se historia duhet rishkruar për të nxjerrë në pah meritat e veçanta të personaliteteve të kohës.