Ora News - Bastet sportive dhe "masakra e Çoles", shkarkohet prokurori Artur Selmani

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.

Gjatë shqyrtimit të dosjes së tij, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka konstatuar se ish-prokurori Selmani ka fituar 10 mijë dollarë në lotaritë sportive, çka ka ngritur dyshimet për cënimin e integritetit.

Në seancën e mëparshme ai është shprehur se prej 10 vitesh nuk i frekuenton bastet sportive, ndërsa paraqiti një sërë vendimesh që sipas tij dëshmojnë aftësinë profesionale.

Por argumentet nuk janë marrë parasysh.

Shkarkohet dhe gjyqtari i Apelit

KPK vendosi të shkarkojë edhe gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi.

Dervishi deklaroi se nuk e priste vendimin dhe se nuk bie darkord me të.

Luan Dervishi: Nuk jam dakord me vendimin, të gjitha pretendimet do ti bëj tek ankimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bastet-sportive-dhe-masakra-e-coles-shkarkohet-prokurori-artur-selmani

Recommended