Ora News - Masa për banorët e Astirit, Salianji: Sot është vendosur një standard i zi në Republikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e konsideroi si standard të zi në Republikë vendosjen e masës së sigurisë për banorët e Astirit.

Salianji: Sot është vendosur një standard i zi në Republikë, kur nëse trafikant, përdhunues, kriminel, bëhesh kryetar bashkie si Vangjush Dako, Elvis Roshi, si Prenga, si Ndoka, etj dhe nëse je protestues për të mbrojtur familjen tënde, pronën, dënohesh pa prova dhe pa ligj duke shkelur themelet e së drejtës.

Prokuroria nuk kishte asnjë provë. Në mënyrë të turpshme, prokuroria tha se kemi prova 5 bidona dhe materiale plastike, prova tjetër ishin dy restela dhe dy pankarta me mbishkrime. Mbi këtë bazë jo vetëm u dënuan sot pasi të gjithë janë me masë sigurimi.

Të gjithë qytetarët që u paraqitën para gjykatës pa prova dhe pa ligj me vullnetin e Edi Ramës dhe Arta Markut mbahen sot të izoluar apo me detyrim.

Qytetari që sot u dënua me arrest me burg, të gjithë e kanë parë që ai nuk është arrestuar në flagrancë. Edhe me ligj lufte ndalohet kur ka shenjat e spitalit. A i keni parë qytetarët e tjerë që sot janë marrë zvarrë? A e dini ju që nuk janë bombat, shashkat që shiten në çdo cep të Tiranës. A e dini se Policia e Shtetit dhunon çdo ditë qytetarët e Tiranës?!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/masa-banoret-e-astirit-salianji-sot-eshte-vendosur-nje-standard-i-zi-ne-republike

Recommended