Inaugurohet rruga e re ne Moglice

RTV KLAN

by RTV KLAN

6 views
Kjo është rruga e re përgjatë bregut verior të rezervuarit të Moglicës. 15 kilomtrat e saj, bashkë me 15 të tjera të rrugës Banjë-Gramsh, e përfunduar më herët, do të zëvendësojnë rrugët ekzistuese, të cilat do të përmbyten nga liqeni i hodrocentralit të Moglicës, pjesë e kaskadës së Devollit. Për ministrin Gjiknuri, i cili preu shiritin e inaugurimit, kjo është prova e suksesit të bashkëpunimimit të qeverisë me privatin.

"Është një shembull shumë i mirë i bashkëpunimit të partneritetit publik-privat. Jam i bindur se përfundimi i këtyre rrugëve, ashtu sikurse ndodhi me hidrocentralin e Banjës dhe me gjithë infrastrukturën e krijuar në të, do të fillojë të tërheqë edhe vizitorët në këtë zonë".

Një pjesë e konsiderueshme e investimit për rrugët është mbuluar nga qeveria shqiptare, kurse pjesa tjetër nga kompania bashkëpunuese 'Statkraft'. Mbi 800 punëtorë kanë qenë pjesë e realizimt të projektit, pjesa më e madhe banorë të zonës. Aktualisht, HEC Banja ka përfunduar dhe ka hyrë në prodhim, ndërsa vitin e ardhshëm përfundon edhe HEC Moglica.