Ora News - Kosova tarifa Serbisë, Panxha: Vendim i drejtë, të rrisim marrëdhëniet me Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendosja e bllokadës kosovare ndaj produketeve serbe nuk shihet më shqetësim nga biznesi i Kosovës. Astrit Panxha drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës deklaron se ky është një vendim i drejtë.

Astrit Panxha: Prodhuesit e Kosovës e kanë jashtëzakonisht të vështirë të depërtojnë në tregun e Serbisë. Ndërsa prodhuesit e Serbisë e kanë pasur të lehtë të depërtojnë në tregun e Kosovës. Do të thotë që eksportet e Serbisë në Kosovë ishin 450 mln euro në vit, ndërsa eksportet e Kosovës në Serbi janë rreth 40 mln euro në vit.

Ai shprehet se situata duhet shrytëzuar për të rritur marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë. Por për këtë kërkon heqjen e një sërë barrierash tregtare.

Astrit Panxha: Kërkesa jonë e parë është heqja e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë. Heqja e pagesës për terminalet doganore në Kosovë. Njohja e çertifikimeve dhe analizave fitosanitare. Përshpejtimi i procedurave doganore në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës bën me dije se pavarësiht mbledhje të shumta deri më tani nuk është zbatuar asnjë marrëveshje.

Nikolin Jaka: Ju jeni të vetëdijshëm që janë bërë mbi 3-4 mbledhje të qeverive Shqipëri-Kosovë. Në fundore nuk kemi asnjë rezultat konkret që shkon në shërbimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kosovë.

Nagip Fejzi përfaqësuesi i biznesit të Maqedonisë i bëri apel qeverive të reagojnë sa më parë.

Nagip Fejzi: Shpejt do të kenë një përgjigje shumë të fuqishme, sepse duhet të shohin çfarë na ndodh ne në rajon nga mospërfillja e politikës ndaj bizneseve.

Aktualisht marrdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës janë 200 mln euro në vit dhe vlerësohen se janë minimumin ndërsa kapacitetet janë deri në 500 mln euro.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kosova-tarifa-serbise-panxha-vendim-i-drejte-te-rrisim-marredheniet-me-shqiperine