Ora News - Porto Romano brenda 2019 do kthehet në park

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në të gjithë qytetin e Durrësit është zhvilluar sot një aksion pastrimi në kuadër të aksionit kombëtar ?Ta pastrojmë Shqipërinë?.

Aksioni u përqëndrua në afërsi të vendgrumbullimit të plehrave në Porto Romano. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se prioritet mbetet zgjidhja e problemit të ndotjes nga plehrat në landfill.

Blendi Klosi: "Sot është një ditë e veçantë pasi mijëra të rinj janë angazhuar në aksionin 'Të pastrojmë Shqipëri. Jemi në përgatitje të një aksioni të madh që do të zgjidhë përfundimisht problematikat e zonës më të ndotur, që është landfilli i Porto Romanos. Për të realizuar këtë duhet një përpjekje e përbashkët ashtu siç jemi mbedhur sot së bashku me Bashkinë, Prefekturën, organe të pushtetit qëndror dhe lokal në bashkinë e Durrësit por dhe me kontributin e qytetarëve."

Ndërsa kryetari i bashkisë së Durrësit deklaroi se brenda vitit 2019 do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë shqetësimi i qytetarëve durrsakë mbi ndotjen mjedisore.

Sipas tij, brenda vitit që vjen vendgrumbullimi i plehrave në Porto Romano do të kthehet në park.

Vangjush Dako: "Do të kthehet në një qendër normale për të gjithë qytetarët që banojnë në këtë zonë dhe do hiqet nga harta, nga njolla e zezë kjo pikë shumë e dobët e qytetit të Durrësit."

Dako u shpreh gjithashtu se po shikohet mundësia për mbylljen e kanaleve të hapura të ujërave të zeza që përshkojnë disa zona të qytetit bregdetar, që janë kthyer në një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/porto-romano-brenda-2019-do-kthehet-ne-park

Recommended