Ora News - Kryemadhi: Qeveria u soll me banorët e Unazës së Re si nazistët me hebrenjtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje për "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se segmenti rrugor i Unazës së Re është i tej fryrë, duke shtuar se banorëve u është lënë vetëm 7 ditë kohë.

Kryemadhi: Projekti i qeverisë së kaluar është ky projekt që është tani me katër korsi në një anë dhe katër në anën tjetër. Një trotuar 3 metër, një rrugë dytësore dhe prapë trotuar. Është projekt i kohës së Adil Çarçanit. Në njërën anë rruga shtyhet 10 metra dhe në anën tjetër nuk shtyhet. Kur vjen nga Pallati me Shigjeta ka një ishull gjelbërimi, kur vjen nga Kombinati nuk është. Sigurisht që është e qëllimshme. Asnjë nuk është kundër rrugës, edhe banorët vet. Jo vetëm duhet bërë rruga moderne, por mund të them ligësia e këtij kryeministri qëndron; kishte gjithë muajt e verës përpara dhe t'u jepte mundësi këtyre njerëzve të transportonin rrobat. Nëse kishte dëshirë ta bënte këtë gjë, mbikalimin që e ka bërë me 11 mln euro që ia ka dhënë Salillarit, me paratë që i mori direkt nga privatizimi i INSIG-ut mund ta bënte aq të gjerë edhe urën.

Sjellja e këtyre si e nazistëve si hebrenjtë duke u vënë kryqe shtëpive pa i lajmëruar, kjo është edhe më kriminale. Nuk mund t'u thuash njerëzve që kanë paguar 27 vite taksa, që ti duhet të ikësh nga shtëpia për 7 ditë. Edhe një burgaxhi dhe kriminel kur e futën në burg, i bën një herë një gjyq, jo më të nxjerrësh mbi 300 familje nga shtëpitë. Kanë paguar legalizime. Kam neveri kur e dëgjoj kur gjithë ai burrë 7 metra i lartë e ka mendjen sa të një milingone. Këta njerëz kanë paguar nga 3-4 herë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-qeveria-u-soll-me-banoret-e-unazes-se-re-si-nazistet-me-hebrenjte