Osmani: S’ka kushte për unifikimin e abetares

  • 6 years ago
Pavarësisht se në Manastir u shpërndanë Abetare për nder të ditës së flamurit, unifikimi i abetares mbetet peng i kontesteve politike. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se pa kalimin e kontesteve politike të brendshme dhe dallimeve ndëretnike, unifikimi i abetares është thuajse i pamundur. Sipas tij, ndryshimi i emrit të shtetit ka ndikuar edhe në thellimin e dallimeve. Osmani vlerëson se me të shterur kontestet politike do të bëhet unifikim dhe se nuk ka shumë punë për unifikimin e abetareve pasi që çdo gjë do të bazohet në Kongresin e Manastirit të mbajtur 1 shekull më parë.