Report Tv-Studenti 'kryqëzon' Bashën: Jeni përfolur për afera

  • 6 years ago
Kryetarit të PD, Lulzim Basha, i ka dalë jashtë kontrollit takimi i sotëm në forumin ?Studentët për qeverisjen e mirë? me një grup të rinjsh. Kreu demokrat po fliste për frymën perëndimore që ai përçon te të rinjtë shqiptarë sot, si një ish-student i kthyer nga Holanda.

Por teksa studentët e tjerë përgjithësisht e pysnin Bashën për programin e tij për arsimin dhe punësimin, apo edhe duke konstatuar problematikat aktuale që po kalon vendi, duke ataktuar qeverinë në pushtet, ka pasur edhe nga ata të cilët i kanë bërë opozitë kryedemokratit në këtë takim.

Një nga studentët që ka marrë fjalën për të folur, i ka thënë Bashës se ai është produkt i një politike që më shumë i ka sjellë dëme Shqipërisë, se sa të mira.

?Ju të gjithë si politikanë jeni të përfolur për afera, jeni produkt i kësaj politike që është cilësuar si katalizator i rrënimit kulturor dhe ekonomik i këtij vendi. Nuk nënkuyptoj vetëm ju, por jeni ju, z.Rama, z.Meta, z.Berisha, të gjitha janë përfolur për afera të ndryshme. Nuk po flas për vendime gjykatash, por për perceptime që krijohen te njerëzit. Dhe ky përceptim për politikanë si ju, është një nga arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi?, tha i riu i pranishëm në panel, duke iu drejtuar kryedemokratit.

Por përgjigja e kreut demokrt tha se ka një ndryshim mes tij dhe kundërshtarit politik. "Unë jam produkt i hapjes. kur Shqipëria u hap, pata mundësi të studioja në Holandë. Hapja e vendit më dha mundësinë të studioja në perëndim. në 2005 hapja e PD më dha mundësinë të kontribuoj në PD përmes garës. Në moshën 31-vjeç fitova garën ndaj atij që sot është ministër i Financave. Në fushatën e tij u shpenzuan 10-12 herë më shumë para se në fushatë time".