Ora News - Yjet kuqezi nostalgjik për De Biasin, Lila: Nuk jam fenomen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria la pas disfatën 4-0 ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve, pasi mposhti minimalisht Uellsin në miqësoren e luajtur në "Elbasan Arena".

Një fitore që rrit moralin në kampin kuqezi, diçka e cila u duk dhe në fytyrat e futbollistëve të cilët ishin në fushë në këtë takim. Disa prej tyre u ndalën për mikrofonin e "Ora News" ku treguan emocionet e përballjes me kombëtaren e 18 në ranglistën e FIFA-s.

Si ndryshon loja e kombëtares brenda 3 ditëve?

Bekim Balaj: Pas asaj paraqitjeje në Shkodër, lojtarët reflektuan dhe ishim koshient se duhet të bënim akoma më shumë. Duhet të bënim më shumë dhe rezultati erdhi falë këtij reflektimi. Më vjen mirë që e kishim këtë ndeshje sepse ishte mundësia jonë për të lënë pas atë humbje. Na bëri mirë kjo fitore, për të lënë pas edhe atë humbje në Shkodër, atë shije të keqe që na la ajo humbje dhe për të rritur besimin te të gjithë lojtarët. Luajtëm, vuajtëm dhe në fund erdhi rezultati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/yjet-kuqezi-nostalgjik-de-biasin-lila-nuk-jam-fenomen

Category

📺
TV

Recommended