Ora News - Vetëm 2 xhami jashtë KMSH-së, imamët e vetëshpallur në negociata për “legalizim”

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

2 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm dy xhami në të gjithë vendin kanë mbetur ende jashtë juridiksionit të Komunitetit Musliman Shqiptar, rreth tre vjet pas nisjes së një aksioni për legalizimin e objekteve të kultit të drejtuara nga të ashtuquajturit imamë të vetëshpallur.

Agron Sojati: Nga 70 xhami dikur që nuk e njihnin këtë autoritet, sot kanë mbetur vetëm dy dhe të dyja janë duke negociuar dhe biseduar me Komunitetin Mysliman Shqiptar që brenda kuadrit ligjor të mos ketë asnjë xhami apo entitet që vepron më vete, sepse edhe ligji në fakt e parashikon të tillë.

Koordinatori kombëtar për ekstremizmin e dhunshëm, Agron Sojati, nga Shkodra theksoi punën e mirë të bërë në këtë drejtim, pasi disa prej tyre u rekrutuan luftëtarë për Shtetin Islamik.

Sipas të dhënave zyrtare, 150 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë rezultojnë të kenë shkuar përgjatë këtyre viteve në vendet e luftës në Siri.

Agron Sojati: Ka raporte të ndryshme me ligjin, të cilat të gjitha do të sqarohen nga autoritetet, policia, prokuroria, SHISH.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetem-2-xhami-jashte-kmsh-se-imamet-e-veteshpallur-ne-negociata-legalizim