Kaos në qarkullim tek dogana - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hyrja kryesore për Tirane është shndërruar ne torture për drejtuesit e mjeteve. Te gjitha ata qe vijnë ne kryeqytet ose dalin përballen me trafik dhe radhe te gjata mjetesh veçanërisht tek rreth rrotullimi pranë doganës. Heqja e shqiponjës dhe punimet për ndërtimin e mbikalimit kane shkaktuar kaos prej disa ditësh. Ministria e Infrastrukturës se nuk ka marre asnjë mase për te devijuar kalimin e mjeteve dhe për te shmangur qarkullimin. Trafiku është njëlloj i renduar jo vetëm gjate ditës por edhe ne orët e mbrëmjes. Situata duket se do te mbetet e pandryshuar edhe ne ditët ne vijim pasi nuk ka një afat te qarte për përfundimin e punimeve. Trafik i renduar është shënuar edhe ne dalje te Kamzës nga Fushe Kruja e deri ne fshatin Nikel për shkak të rikonstruksionit të rrugës Vore - Fushë Kruje. Disa dite me pare qindra automjete priten për ore te tera deri ne zhbollikimin e rrugës ne këtë segment. Rikonstruksioni i aksit Vore - Fushë Krujë i nisur prej disa kohës nga Autoriteti rrugor shqiptar ende nuk ka mbaruar. Ne te gjitha rrugët kryesore ku kryhen punime nuk është menduar fare për qarkullimin e mjeteve dhe qytetaret qe bllokohen ne rruge.