Ora News - Qafë-Thanë, aksidentohet autobusi me nxënës, 7 të lënduar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtatë nxënës mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus që ndodhi pasditen e sotme (17 nëntor ) në Qafë-Thanë.

Siç njofton policia "rreth orës 17:00 autobuzi me targe AA 723 OP me drejtues shtetasin L. H, i cili po transportonte nxënës të një shkolle të Roskocevit, duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Fierit, doli nga rruga".

Shkak i aksidentit mendohet se kanë qenë kushtet e këqija atmosferike dhe pakujdesia e shoferit.

Si pasojë u lënduan lehtë shtetasit L. V., 17 vjeçe, E.D. 15 vjeç, N. H. 17 vjeçe, .B. Q., 18 vjeç, J. G., 17 vjeç, D.V., 17 vjeç, M.V., të cilët pas kontrollit mjeksor dhe marrjes së ndihmës së parë, janë në pritje të autobuzit tjetër për tu larguar për në banesat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qafe-thane-aksidentohet-autobusi-me-nxenes-disa-te-lebnduar