‘Zonjat që bëjnë Shqipërinë’ në Report Tv, Anila Kalleshi

  • 6 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Nga Flora Nikolla

Dhurata Hamzai

Anila Kalleshi, Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association dhe administratore e Anila Kalleshi Center, me rezultatet e punës së saj 20-vjeçare, të lë të kuptosh qartë se shpirtin e garës e ka në gen. Ajo është krenare që është vajza e Faruk Kalleshit, kampionit të thyerjes së 116 rekordeve, legjendës së peshëngritjes shqiptare, që për 21 vite me radhë, si rrallëkush u bë kampion kombëtar me peshën trupore vetëm 52 kg.

Dietologen klinike, Anila Kalleshin, e sheh gjithmonë sistematike, të kujdesshme e të përkushtuar ndaj çdo personi që shkon në qendrën e saj të dobësimit. Serioze në punën e saj për të dhënë më të mirën, por dhe për të pasur më të mirën, Anila Kalleshi ua ka kthyer buzëqeshjen dhe ka bërë të ndihem mirë disa qindra zonjave nga e gjithë Shqipëria, por edhe zonja të vendeve të tjera që vijnë në vendin tonë.

E impenjuar për të sjellë shërbimin më cilësor, e dashuruar me librin, dhe aq shumë me shkollën, Anila Kalleshi priret të zbulojë metodat koherente dhe efikase në shërbim të shëndetit dhe jetës cilësore të çdo njeriu. Ajo ka krijuar bibliotekën e saj të librave të botuar në një kolanë vlerash për nutricionin.

Anila Kalleshin e gjen gjithmonë duke rendur në rritjen e saj shumëplanëshe profesionale. E kjo rritje ka ardhur ?duke iu referuar një shkence ndërdisiplinore ndërmjet mjekësisë, ndërmjet ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe menaxhimit të stresit?, thotë Anila, në intervistën e saj për emisionin ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë? në Report TV, që realizohet në bashkëpunim me Albanian Excellence.

E ftuar të jetë prezente në të gjitha eventet botërore të nutriciónit, fituese e shumë trofeve ndërkombëtare, Anila Kalleshi është gjithnjë në kërkim të rritjes së saj profesionale, duke qenë studente e të gjitha kohërave.

Category

📺
TV

Recommended