Ora News - Apeli: Opozita të kthehet në Kuvend

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke marrë shkas nga fillimi i diskutimit të projektbuxhetit në seancën e radhës parlamentare, socialistët i kërkuan deputetëve të Partisë Demorkatike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të rikthehen në kuvend. Për Taulant Ballën, nuk ka diskutim më të rëndësishëm se sa diskutimi për buxhetin që prek jetën e gjithë qytetarëve

Tirane- Që nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, maxhoranca i ka miratuar e vetme pa opozitën ligjet dhe marrëveshjet në Kuvend dhe kjo ndodhi edhe këtë të enjte.

Në këtë situatë, kur në seancën e radhës do të diskutohet në parim buxheti i shtetit, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të vijë në kuvend pasi e ka detyrim ndaj popullit disutimin për buxhetin

Edhe Minsitri i Jashtëm, Ditmir Busahti kërkoi bashkëpunimin e opozitës por këtë herë për të votuar ligjin për shkollën e magjistraturës për t'i hapur rrugë prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj

Mëgjithatë, Bushati shtoi se Këshilli i Stabilizim Asociimit konfirmoi stadin e reformave të ndërmarra, veçanërisht reformës në drejtësi në kuadër të detyrimeve për hapjen e negociatave në qershorin e ardhshëm
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-mblidhet-parlamenti-ne-rend-dite-dy-projektligje-qe-kerkojne-shumice-absolute

Category

📺
TV

Recommended