Ora News - Popullsia shqiptare drejt plakjes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes dhe një rënie drastike. Në raportin e fundit të Instat konstatohet se në tremujorin e tretë krahasuar më një vit më parë ka pasur një rënie të popullsisë me 35,4% Kjo situatë lidhet me kushtet ekonomike, por edhe me emancipimin e femrave. Rënia e lindjeve është kthyer në një fenomen botëror

Shtesa natyrore e popullsisë shqiptare po pëson rënie drastike gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në tremujorin e tretë popullsia ka rënë me 35,4 krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Kjo situatw lidhet me mundësitë ekonomike, programimin më të mirë për familjet por edhe me emancipimin e familjeve shqiptare. Në raport theksohet se shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve.

Shtesë natyrore të lartë paraqet edhe qarku i Elbasanit me 281 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit me 260 lindje më shumë se vdekje. Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë. Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 66 numrin e lindjeve.

Plakia e popullsisë si pasojë e rënies së shtetas natyrore është një fenomen botëror. Një studim i disa ditëve më parë në revistën shkencore "Lansit" tregon se nëntëdhjetë e një shtete të botës nuk po lindin fëmijë mjaftueshëm. Studiuesit thonë se lindjet mesatare për një grua janë pakësuar me dy herë krahasuar me vitin 1950 dhe kjo lidhet kryesisht me emancipimin e grave të cilat kërkojnë të bëjnë karrierë por edhe me edukimin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/popullsia-shqiptare-drejt-plakjes