PS: Meta s’ka me arsye te mos e dekretoje Lleshin

  • 6 years ago
Mazhoranca është e bindur. Tani, Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka më asnjë pengesë për ta dekretuar ministrin e ri të Brendshëm.

?Nuk besoj se ka më nevojë publiku shqiptarë apo marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave për të vonuar dekretimin e z. Lleshaj në këtë afat të dytë pas ribërjes së propozimit për të tejkaluar një problem që u krijua ndoshta padashje nga ana e Presidenti i Republikës, sepse Kushtetuta për këtë çështje është shumë e qartë?.

Teksa socialistët presin dekretin e Presidentit, ata do të duhet të shprehen edhe për propozimin e Kreut të Shtetit për kreun e KLSH. Edhe pse e vlerësojnë kandidaturën e Vitore Tushës, shumica ende nuk e ka një vendim politik për votën në parlament.

Dilema lidhet me faktin se zgjedhja e Tushës si  kryetare e KLSH mund të rrezikojë nisjen nga funksionimi të Këshillit të emërimëve në drejtësi, pasi ajo është e vetmja anëtare e Gjykatës Kushtetuese që e ka kaluar Vetting-un pa u ankimuar.

?Ne do të ndjekim një procedurë sipas Kushtetutës dhe rregullore, por dhe sipas ligjit për funksionimin e KLSH, për të vijuar me shqyrtimin e këtij dekreti. Nuk do të ketë vonesa, por as nxitim për të zhvilluar një proces siç ka hyrë në binarët e rregullores dhe të ligjit Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se një viti?.

Mazhoranca do të duhet të vendosë brenda Dhjetorit për propozimin e Presidentit për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Category

📺
TV

Recommended