Report Tv-Ndeshja Shqipëri-Skoci, Panucci: E rëndësishme, të bëjmë gol

  • 6 years ago
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, ka folur në një konferencë për shtyp pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Skoci. Panuçi ka thënë se kryesorja është që të bëhet gol në këtë ndeshje.

Është shumë e rëndësishme që të bëjmë gol. Padyshim që në këndvështrimin tim, çështja nuk është Kaçe. Kaja ka qenë njëri nga anëtarët. Duhet të shohim minutazhin dhe aktivitetin që ka patur çdo lojëtar.

Christian Panucci, trajner i Kombëtares
Panucci u pyet nga gazetarët mbi rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe tha se nëse do rezultojë një humbje, atëherë e gjitha do të bëhet shumë e vështirë për të gjithë.

E rëndësishme është të fitojmë. Padyshim që po të humbasim, bëhet më e vështirë për të gjithë. Gjithmonë mund të fitosh me kombëtaret. K Unë përpiqem të bëj maksimumin për të marrë fitoren. Është normale, kemi detyrën të fitojmë me Skocinë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Flas gjithë kohën me lojëtarët, për rëndësinë e ndeshjes. Duhet të dalim nga grupi me 6 pikë. Duhet të flasim edhe në fushë. Jo të jemi aktivë në seancat stërvitore dhe të mos jemi më aktivë në fushë. Është me rëndësi që të komunikojmë, qoftë edhe për gabimet që nuk më takojnë mua.

Christian Panucci, trajner i Kombëtares
Ndërkohë Panucci ka folur me tone kritike kur është pyetur për humbjen në ndeshjen e parë ndaj Skocisë me shifrat 2:0, por edhe atë ndaj Izraelit me të njëjtat shifra. Trajneri italian ka thënë se i duket sikur drejton një skuadër të shurdhë pasi më shumë se njëherë futbollistëve iu ka përsëritur të njëjtën problematikë, atë të pësimit të golave nga goditjet standarde.