Rritet çmimi i ujit në pothuajse të gjitha komunat
Në shumë komuna të vendit do të rriten shpenzimet për ujë. Qytetarët do të kenë shpenzime më të larta mujore për 20 deri 30 denarë. Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se rritja e çmimit të ujit është minimal për qytetarët. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm pasi vendimi i Komisionit Rregullator të miratohet në këshillat e komunave.
Category
📺
TV