Free Mc's - Festa e Beqarise (Official Video 4K)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/ArkivaShqip
Muzika: Gentjan Llanaj
Teksti: Romir Llanaj
Orkestroi: Bledi Telha
Video: Cinefocus GT production

Shokët që ju doli nami,
ja Korçari, ja Strugani,
Skrapaliun mos harroni
sepse e kërkon zakoni!

Nëse këta ju duken pak,
ishin edhe tre Fierakë,
bashkë me ta dhe një Vlonjat
dhe një tjetër në Berat!

Shokët na u mblodhën prapë,
që ta gdhijne edhe një natë,
dhe një herë të bëhen tapë,
pa hile e pa inat.

Shoqëria sot feston,
por këtë herë s'është si gjithmonë,
kanë sebep prandaj gëzojnë,
Korçarin do t'a martojnë!

Club e muzikë, balerina dhe gota,
daulle ,vjolina , whiskey dhe vodka,
Tequila, shampanjë , Corona, kampari,
Rakia safi, made in Skrapari!

Refren x2
Është kjo festë e beqarisë,
lamtumirë e shoqërisë,
kur të gdhihet ditë e hënë,
Nuk do t'jesh më siç ke qenë!

U mblodhën të premten
i zuri e shtuna,
u trash muhabeti
e çorbë u bë puna!
Korçari martohet
qan hallin e vet,
Vlonjati do LABÇE si LAB i vërtetë!
Mbaroi rakia në hall skrapaliu,
Beratsi kërkonte për nuse i ziu,
mërzitur Strugani
s'kish pirë asnjë pikë,
i kish dhënë doktori ca antibiotik...

Topa-topa namin lanë,
u dehën u bënë tufan,
as lumë e as det si shplan,
nuk ka polic që i mban!

Mysybet shkoi muhabeti,
u harrua dhe sebepi,
dhe mëngjesi kur i gjeti,
ca nga mali, ca nga deti!

Club e muzikë, balerina dhe gota,
daulle vjolina whiskey dhe vodka,
Tequila shampanjë Corona kampari,
Rakia safi, made in Skrapari!

Refren x3
Është kjo festë e beqarisë,
lamtumirë e shoqërisë,
kur të gdhihet ditë e hënë,
nuk do t'jesh më siç ke qenë!

Recommended