'Bularati', shpallen 'non grata' 52 ekstremistë grekë, Sandër Lleshi: S'mund të tallen me ne

  • 6 years ago
Shqipëria shpall "non grata" 52 ekstremistë grekë pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifa. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi u shpreh se personat e shpallur të padëshiruar nga autoritetet shqiptare, kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se askush nuk mund të tallet me respektin dhe urtësinë e popullit shqiptar, duke shfaqur ekstremizëm të patolerueshëm, duke paralajmëruar masa ligjore në rast se ata do tentojnë të hyjnë në territorin shqiptar.

Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, ?Për të huajt?, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia