Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Opozita i la sërish karriget bosh në Komisionin e Medias ku u diskutua buxheti i Ministrisë së Kulturës, por kritikat ndaj kësaj të fundit nuk munguan. Deputetët e mazhorancës i kërkuan ministres të mos i përqëndrojë investimet në Gjirokastër, aty ku është zgjedhur deputete, por t`i shpërndajë.
Ndërhyrjet në Muzeun Kombëtar dhe Galerinë e Arteve janë pjesë e buxhetit.
Fjalëpakë dhe modestë në kërkesa ishin akademikët. Vaso Tole kërkoi shpronësimin e Akademisë së Shkencave ndërsa Instituti i Albanologjisë shtoi nevojën për më tepër zyra.