Padia e Ballës, avokatët e Bashës:Informacioni nga një burim i sigurtë, s'na lejohet t'a tregojmë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka hyrë në fazën e konkluzioneve padia e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndonëse të dy politikanët nuk u paraqitën në seancë, avokatët e tyre debatuan në lidhje me provat.

Sipas përfaqësuesve ligjorë të Lulzim Bashës, deklarata në Kuvend e Bashës u bë për të denoncuar një aferë korruptive ku segmente të lidhur me shtetin po bëheshin garant për një aktivitet kriminal.

Avokatët e Bashës nuk pranuan të tregonin se nga ishte marrë paraprakisht informacioni për sasinë e parave që u kap në "Toyota Yaris" në Durrës, por thanë se ishte burim i besueshëm dhe se nuk kishin autorizim që ta tregonin.

Në përfundim, mbrojtësit e kryedemokratit kërkuan që të pushohet padia e ngritur ndaj Bashës me argumentin se nuk ka shpifje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjyqi-balla-basha-avokati-bardhi-kreu-i-grupit-te-ps-nuk-fakton-pafajesine-e-tij

Category

📺
TV

Recommended