Ora News - “Idhtarët” të pushtetit e pasurisë po i zënë vendin Zotit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gati tre dekada pas rikthimit të lirisë së besimit, mes shqiptarëve, ashtu si në të gjtihë botën, po zë vend një formë e re pagazmi. Idhujt e pushtetit dhe pasurisë po zënë vendin e Zotit dhe më të rrezikuarit janë të rinjtë.

28 vjet pas rikthimit tek besimi në Zot, edhe mes shqiptarëve po zë vend një formë e re Paganizmi.

Angelo Massafra: "Sot ekziston një paganizëm i ri, që po vjen në Shqipëri, idhujt e pushetit e pasurisë, të kënaqësisë zënë vendin e hyjit."

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra e ngriti këtë alarm në meshën e solemne në 2 vjetorin e Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike, ku e vuri theksin tek vuajtjet e tyre në emër të besimit.

Angelo Massafra: "Lexova nje letër pa emër, shumë interesante, ku thuhej: Tregoni familjes sime ku do më varrosni, sepse jam duke vdekur i pafajshëm. Rroftë Shqipëria."

38 qirinj përpara portretit të martirëve që qëndron në balloren e katedrales, lutje dhe këngë shoqëruan meshën ku u përkujtuan martirët e fesë të ekzekutuar gjatë komunizmit vetem se besuan në fe e atdhe.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/idhtaret-te-pushtetit-e-pasurise-po-i-zene-vendin-zotit