Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT BE kërkon një ministri të Brendshme funksionale për të luftuar krimin. Kjo domosdoshmëri është shprehur nga ambasadori i BE, Luigi Soreca në një kohë kur ministria e Brendshme drejtohet nga zv/ministri Sandër Lleshi, emri i të cilit nuk u dekretua nga Presidenti Meta.
Soreca: Një ministri e Brendshme, plotësisht funksionale në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë.
Soreca vlerësoi aksionet e fundit të policisë së shteti në goditje të grupeve kriminale duke theksuar se këto rezultate kanë qenë të pritshme nga Brukseli.
Soreca: Gjatë muajve të fundit janë marrë disa aksione të policisë kundër krimit të organizuar, veçanërisht grupeve të trafikut të drogës, ndërsa BE i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultate që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur.