Ora News - Banorët për videot e Berishës: Janë nga Sukthi, jo bota e tretë siç thotë Dako

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e Sukthit protestuan kundër ndotjes mjedisore që vjen si pasojë e djegies së mbetjeve në terren të hapur.

Ata akuzojnë pushtetin lokal për situatën e krijuar, duke theksuar se jetojnë në kushte të tilla prej më shumë se 15 vitesh.

Banorët akuzojnë kryebashkiakun Dako për videon e publikuar nga Berisha,pasi sipas tyre është e vërtetë,se janë vetë ata që ia kanë dërguar ish-kryeministrit të vendit atë video, sepse nuk gjenin asnjë mbështetje dhe ankesat e tyre binin në vesh të shurdhët.

Banori: Shqetësimi nuk është sot, është sot dhe 15 vjet, djegia e mbeturinave. Jemi ankuar pafund përditë, por si gjithmonë fjala në vesh të shurdhër. Nuk është marrë asnjë masë. Për më shumë kur është denoncuar lagjia këtu, thuhet se këto video vinë nga bota e tretë dhe nuk janë të Sukthit. Këto janë të Sukthit dhe nuk është bota e tretë. Kjo me të vërtetë është katandis më keq se bota e tretë, por nuk është bota e tretë, jemi në Sukth.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/banoret-videot-e-berishes-jane-nga-sukthi-jo-bota-e-trete-sic-thote-dako

Category

📺
TV

Recommended