Ora News - “Rikthimi” i Xhanfize Kekos, restaurohen 3 filma të regjisores së mirënjohur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Instituti Danez i Filmit në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kinematografike do të prezantojnë në Kopenhagen tre filmat e njohur të Xhanfize Kekos. ?Tomka dhe shokët e tij?, ?Kur xhirohej një film? dhe ?Mimoza llastica? janë restauruar dhe do të udhëtojnë në kinematë evropiane.

?Tomka dhe shokët e tij?, ? Kur xhirohej një film? dhe ?Mimoza llastica? me regji të Xhanfize Kekos janë ndër filmat e njohur të prodhuar në kohën e diktaturës komuniste, që kanë mbetur në mendjen e publikut.

Instituti Danez i Filmit i ka cilësuar si unike vlerat kinematografike të këtyre produksioneve dhe në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ka bërë të mundur restaurimin e tyre.

Xhanfize Keko dhe krijimtaria e saj edhe pse e lënë në harresë në Shqipëri, po hyn në fondin e artë të kinematografisë evropiane për mesazhet dhe konceptimin artistik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rikthimi-i-xhanfize-kekos-restaurohen-3-filma-te-regjisores-se-mirenjohur