Report Tv- zv/ministri: Rektorë dhe Dekanë me plagjiaturë, duhet Vetting

  • 6 years ago
Taulant Muka u shpreh për gazetarin Andi Kapexhiun se arsyeja primare që ai ndërmori postin që gëzon tani, është pikërisht dëshira që ka për të sjellë një arsim më cilësor në vend.

?Erdha në këtë pozicion pas një karriere të konsoliduar. Kam qenë opozitar sa i takon kërkesave për të pasur një arsim më cilësor. Dy javë më parë kam qenë në një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me akademikë me vlerë, e aty kam propozuar për të rishikuar titujt akademikë në vend?, tha Muka, duke shtuar se pjesëmarrja e tij në sferën akademike ka ardhur edhe si rrjedhojë e ftesës që ka marrë nga kryeministri Edi Rama.

I pyetur për denoncimin e bërë së fundi përkundrejt Ervin Demos, gjë e cila pasoi me emërimin e tij si zëvendësi i tij në postin e zv/Ministrit të Arsimit dhe Sportit, Muka u shpreh: ?Denoncimi nuk e kam lidhur me një emër, por me fenomenin?. Sa i takon ditës së tij të parë në punë si zv/ ministër, Muka tha se e ka nisur me një takim me stafin e Ministrisë së Arsimit, nga ku është larguar më pas me gjithë legjislaturën e arsimit. ?Kam vite që jetoj jashtë vendit, më duhet pak kohë për t?u njohur me mënyrën sesi funksionon Ministria e Arsimit, e për këtë arsye kam marrë përsipër të studioj legjislaturën e saj?, u shpreh ai.