Ora News - Shkodra: Shteti nuk e di se kush dhe sa prodhime ka "Made In Albania"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se shteti shqiptar nuk e di se kush prodhon dhe sa prodhohet në vend, duke kërkuar vëmendje të veçantë për prodhimet "Made in Albania".

Shkodra: Me çfarë produkti do garojmë ne në rajon dhe në botë? Me markën tonë. Shteti jonë e di se kush prodhon? Sa prodhon? Ku e çon? Në mënyrë absolute jo! Ne nuk kemi një databazë të prodhimit shqiptar. Ne nuk mund të bëjmë politika po nuk patëm një databazë.

Kursi i këmbimit jo domosdoshmërish i prish punë një prodhuesi, sepse një që e merr lëndën bazë nga jashtë përfiton, por bima medicinale e pëson, sepse e marrin lëndën e parë këtu dhe duhet ta shesin në tregun ndërkombëtar. Tulla, absolutisht po! Çimentoja, absolutisht po!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkodra-shteti-nuk-e-di-se-kush-dhe-sa-prodhime-ka-made-albania