Tahiri: Nuk po sulmoj Prokurorine

  • 6 years ago
Kërkesën që Prokuroria shqiptare të mos zvarrisë hetimet ndaj tij, Sajmir Tahiri nuk e konsideron si sulm ndaj organit të akuzës. Edhe në studion e emisionit ?Opinion?, ish-ministri i Brendshëm tha se prokurorët e Krimeve të Rënda nuk po dalin tek e vërteta.

?Nuk kishte mesazhe të koduara dhe se ajo nuk ishte sulm ndaj prokurorisë. Nëse unë u akuzova me këtë dosje, tani që Italia thotë jo nuk ka lidhje, nuk mund të mbyllim sytë. Unë s?kam gjë të vazhdojë hetimi, nuk kam kundërshtuar as zgjatjen e hetimeve edhe pse mund ta bëja, ama në një moment duhet të dilni e të thoni që kjo është e vërteta?.

Tahiri të cilit i faturohet kanabizimi i vendit nga opozita dhe mediat, pranon se pas Lazaratit fenomeni gjeti shtrirje si pasojë e korrupsionit apo paaftësisë në radhët e policisë. Por për ish bashkëpunëtorët e tij në kërkim për përfshirje në çështjen ?Habilaj?, beson se janë të pafajshëm.

?Do preferoja të mos iknin e duhej të përballeshin me drejtësinë?.

As partia dhe as Edi Rama ashtu si deklaroi në konferencën për shtyp, thotë se si duhet për të vërtetën e tij, edhe pse pohon se kryeministrin e ka informuar për vendimin e gjykatës italiane që pushonte hetimet për të.

?Nuk me intereson as partia, me kryeministrin nuk kam prej kohesh komunikim, po e kisha detyrë dhe e informova?.

Pavarësisht pyjeve të shumta që gazetarët që Blendi Fevziu i kishte vendosur përballë ose në krah, ish ministrit të Brendshëm në emisionin ?Opinion?, ai zgjodhi të mos jap asnjë përgjigje.

?Ju vazhdoni të bëni pyetje për të cilat unë s?kam për të dhënë përgjigje, s?mund të më bëni gjyqin ju?.

Ndryshe nga pasardhësit dhe njësoj si kryeministri Rama, Tahiri thotë se në vend nuk ka banda kriminale, por thjeshte kriminel.

Recommended