Report TV - Një muaj të liruar, apeli kthen në qeli abuzuesit me pronat në bregun e Spillesë

  • 6 years ago
Katër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë, kanë gëzuar lirinë e tyre vetëm një muaj, pasi mbrëmjen e djeshme janë riarrestuar sërisht, për shkak se Gjykata e Apelit Durrës, ka urdhëruar arrestimin e Nezir Leçinit, Dritan Kazazit, Aldo Kila dhe Agron Xhelezit.

Vendimi i Apelit rrëzonte poshte vendimin e gjykatës së Kavajës dhe më konkretisht të gjyqtarit Paulin Çera, i cili në muajin shtator 2018 vendosi ti ndryshojë masën e sigurisë katër personave të sipërcituar, nga ?arrest në burg? në ?arrest shtëpie?.

Policia e Kavajës realizoi mbrëmjen e djeshme arrestimin e katër personave të akuzuar nga prokuroria për tjetërsimin e 56 ha tokë në zonën e Spillesë. Ndërkohë që dy personat kryesorë të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Kavajës Seid Cikalleshi dhe Ilir Kaja, vijojnë të jenë të lirë, pasi Gjykata e Apelit Durrës vendosi që ata të qëndrojnë në masë sigurimi ?arrest në shtëpi?.

Nëntë personat

Të 9 personat akuzohen nga prokuroria për tjetërsimin e 36 hektarëve bregdet. ?Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga ?ranishte? në ?tokë arë?.

Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes?, thotë prokuroria. Prokuroria bën me dije se ishte vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit kohë më parë dhe kishte ndërhyrë në Korrik 2017,?duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren?.

Prokuroria e Kavajës thotë se kjo sipërfaqe e tokës, e shpërndarë në katër parcela, u ishte dhënë banorëve të ndryshëm në kundërshtim me aktet ligjore që rregullonin procesin e marrjes së tokës në pronësi. ?Në bazë të ligjit ?Për tokën?, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të falsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral ?tokë arë? në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet?-thotë prokuroria.