Ora News - “Dogfall" në teatrin "Migjeni", shfaqja mbi transformimin e qenies njerëzore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shfaqja ?Dogfall? e autorit austrialian, Caleb Lewis, me regji të Stefan Çapalikut, e cila përkujton 100-vjetorin e Luftës së i Botërore, u shfaq në teatrin ?Migjeni? në kuadër të tetorit gjerman.

Ngjarjet zhvillohen në një bunker, një shpellë moderne në të cilën e ka prodhuar vet njeriu për asgjësimin e shoqërisë.

Ky bunker është ?atdheu? i tre ushtarëve, që përshkojnë së bashku në rreth 120 minuta 100 vite histori, nga fillimi i shekullit XX, deri në ditët e sotme.

Regjisori dhe dramaturgu teksa ndalet tek shfaqja ?Dogfall?, shpjegon edhe arsyet, se përse publiku duhet ta shohë këtë vepër.

Ajo që mbetet nga shfaqja është tjetërsimi i qënies njerëzore, por për të arritur këtë është bërë një punë e rëndësishme.

Pjesa teatrale "Dogfall" është një reflektim mbi luftën, pajtimin e të ardhmen e përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Vënia në skenë e kësaj vepre u mundësua nga Ambasada gjermane dhe ajo franceze.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dogfall-ne-teatrin-migjeni-shfaqja-mbi-transformimin-e-qenies-njerezore