• 6 years ago
KUKËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar ditën e sotme në kuadër të nismës ?100 fshatrat?, Shishtavecin. Në fjalën e tij, para të pranishmëve Rama u shpreh se vetmja rrugë për daljen nga varfëria e këtyre zonave është turizmi.

Sipas tij, Shishtaveci është vendi ideal për agroturizmin, transformimin e shtëpive në butina dhe investimet për ndërtimin e një resorti skish. Rama ka treguar edhe historinë se gjatë luftës së Parë Botërore ushtarët austro-hungarezë luanin dhe stërviteshin në këtë zonë.

Kjo zonë ka qënë shfrytëzuar për ski që nga koha e luftës së Parë Botërore. Është zonë e bekuar për mbajtjen e dëborës edhe në kohë kur nuk janë kushtet e duhura klimaterike. Në atë kohë në Shishtavec, patën ardhur trupa austro-hugarezët dhe kishin me vete ski, me të cilat zhvillonin gara dhe bënin stërvitje. Në atë kohë banorët e zonës filluan t?i imitonin të huajit derisa në vitin 1944-1945 u themelua edhe klubi i skive ?Morava?.

Edi Rama, kryeministër
Ndër të tjera Rama ka risjellë në vëmendje edhe aeroportin që pritet të ndërtohet në këtë zonë, duke u shprehur se në të mesatarisht në vit do të kalojnë rreth 300 mijë njerëz.

Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i aeroportit, ekzistuesi do të transformohet në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta. Unë besoj shumë që në këtë zonë do të shohim zhvillimin pas ndërtimin e aeroportin. Ai do të shndërrohet në një aeroport me nivele të larta. Në të do të lëvizinin rreth 300 mijë udhëtarë në vit. Imagjinojeni vetë se çdo të ndodhë. Po flisja me Safetin (Gjicin) për këtë dhe ai tha me shaka: 300 mijë kafe më shumë në Kukës. Aeroporti e bën shumë herë më të thjeshtë dhe më ambicioz investimet për të transformuar Shishtavecin në një destinacion të rëndësishëm për skitë.

Category

📺
TV

Recommended