Ora News - Trupi i 35-vjeçarit Kostandinos Kacifa niset drejt Tiranës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trupi i 35-vjeçari Kostandinos Kacifa, i cili u vra nga forcat RENEA është nisur drejt Tiranës. Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi tha se mjeku grek kishte deklaruar se trupin e të riut e kishte parë për 5 minuta.

Sipas mjekut pas kërkesës së prindërve dhe negociatave me autoritetet shqiptare u vendos që trupi të transpoertohet drejt Tiranës për një ekspertizë më të hollësishme.

Autoambulanca me trupin e 35-vjecarit shoqërohet edhe nga policia.

Ndërkohë në vendin ku i riu u vra nga RENEA, në Bularat të Gjirokastrës, janë vendosur lule por dhe një flamur grek. Pretendimet e familjarëve për ekspertizën e trupit janë monitoruar edhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.

Dosjen e 35-vjeçarit i cili qëlloi me armë ndaj policisë dhe forcave RENEA po e hetojnë prokurorët e Krimeve të Rënda. Burimet saktësuan se në bazë të Neni 179 pika një dhe tre të kodit të procedeurës penale nuk lejohet përfshirja e ekspertëve të huaj. Përfaqësuesi i avokatit të popullit nga ana tjetër shprehet se autopsia tashmë e bërë ndaj dhe mund të gjenden rrugëzgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/trupi-i-pajete-i-kacifas-ne-morgun-e-gjirokastres-ne-pritje-te-mjekut-grek