Report Tv-Dokumentet e Arkivit të Shtetit online, mund të blihen me pagesë

  • 6 years ago
Për herë të parë në Shqipëri aplikohet moduli i arkivave online. Të gjithë ata që janë të interesuar, studentë, studiues, akademikë, por jo vetëm mund që të blejnë kundrejt një pagese të caktuar brenda pesë ditësh materialet online. Drejtori i Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit Ardit Bido shpjegon risinë

?Është hera e parë që prezantohet, se është hera e parë që bëhet. Është diçka që e gjen në Arkivin Britanik, të Milanos dhe Stambollit, nuk e gjen në Ballkan. Rrjedhimisht është një risi shumë e rëndësishme, ku studiuesit, studentët apo pedagogët përveçse mund që të vijnë falas, nëse nuk kanë kohë, mund që të marrin dokumentacioni shpejt. Nëpërmjet këtij aplikacioni mundet që të blejnë një kopje që t?ju vejë me email brenda shumë pak ditëve?.

Ardit Bido, drejtor i Arkivit Qendror të Shtetit
Si do të vlerësohet kostoja e këtyre materialeve?
?Kostoja është ajo që ka qenë, nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Është thjesht mundësia që ti nëpërmjet internetit të marrësh një kopje online, ndërkohë që më parë duhet që të vije në arkiv, ta kërkoje edhe të prisje, nëpërmjet një procedure shumë të gjatë, një muaj do të vinte dokumentacioni. Tani duhet maksimumi pesë ditë?.