Ora News - Prokurori Stojani në rregull me pasurinë, por i 'prish' punë kallëzimi i Mediut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit po zhvillohet seanca dëgjimore për Sokol Stojanin, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Trupi gjykues që po shqyrton dosjen e prokurorit Stojani përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari.

Në kuadër të procesit të vetingut, prokurori Stojani i është nënshtruar hetimit bazuar në tre kritere vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Relatorja: ILDKPKI ka sjellë një raport pranë KPK, ku ka kryer një hetim të thellë. Ka deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka burime financiare për të justifikuar pasurinë, nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

Mamaja nuk ka pasuri të veçantë, vëllai i subjektit jeton në Francë.

DSIK ka dërguar një raport të arsyetuar ku e quan të përshtatshëm për të vazhduar detyrën, pasi nuk ka kontakte të papështatshme.

Lidhur me aftësitë profesionale, subjekti ka treguar aftësi në organizimin e punës dhe nuk ka dëmtuar cilësinë e vendimmarrjes. Nuk është marrë asnjë masë disiplinore ndaj tij. Subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë procesit.

Relatorja e çështjes tha se për Stojanin ka pasur 7 denoncime pranë KPK-së. Një kallëzim nga ish-Ministri Fatmir Mediu dhe një tjetër nga ish-prokurori Tom Deda. Mediu e ka kallëzuar për një rast në një studio televizive, ku ka pretenduar se pyetjet e gazetarit kanë qenë të drejtuara nga Stojani. Ky i fundit i mohon akuzat, duke i konsideruar si joligjore.

Stojani: Dhashë dorëheqjen, por Marku e miratoi si shkarkim

Sokol Stojani ka qenë dhe ish-drejtor i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme që u shkarkua nga Arta Marku pasi nuk pranoi që të hetonte 10 prokurorët rebelë që refuzuan çështjen "Shullazi".

Vetë prokurori ndërkohë deklaroi se kishte paraqitur vetë dorëheqjen.

?Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra. Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha,? deklaroi Stojani për BIRN.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokurori-stojani-ne-rregull-me-pasurine-por-i-prish-pune-kallzimi-i-mediut

Category

📺
TV

Recommended